You must enable JavaScript to view this site.
This site uses cookies. By continuing to browse the site you are agreeing to our use of cookies. Review our legal notice and privacy policy for more details.
Close
Homepage > Regions / Countries > Europe > Balkans > Macedonia > Macedonia: Defusing the Bombs

Maqedonia: Çaktivizimi i bombave

Europe Briefing N°75 9 Jul 2015

The full briefing is available in: English

PËRMBLEDHJE 

Maqedonia po lëkundet nga dy tronditje. Nga skandali i rrjedhjes së përgjimeve të cilat zbulojnë një sistem shtetëror të kapur dhe të korruptuar nga partia në pushtet, dhe luftimet në Kumanovë, qytet etnikisht i përzier, mes policisë dhe shqiptarëve etnikë të armatosur, shumë prej tyre nga Kosova, të cilat shkaktuan humbjet më të mëdha njerëzore në dekadën e fundit. Nëse nuk trajtohen me urgjencë, kriza e dyfishtë (legjitimiteti i qeverisë/siguria rajonale) bart rrezikun që kjo të perhapet deri te një përleshje e dhunshme, ndoshta në rastin më të keq në elementet e kon­fliktit që mezi ishte shmangur në vitin 2001. Institucionet e diskredituara shte­tërore nuk mund të përballen të vetme me këtë situatë. Opozita ka ndërprerë pjesë­marrjen në vazhdimin e dialogut në bazë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE) e cila ka të bëjë me reformat e duhura dhe pergatitjen e zgjedhjeve të parakohshme. Dialogu ka hyrë në rrugë pa krye, kryesisht për atë nëse kryeministri, që është në pushtet që nga viti 2006, duhet të dorëhiqet dhe për kohën që do t’i nevojitej një qeverie kalimtare për të krijuar kushte të barabarta për të gjithë për zgjedhje. BE-ja duhet të nxisë një marrëveshje gjithpërfshirëse që do ta trajtonte kapjen e shtetit dhe pretendimet për korrupsion, duke përfshirë hetimin dhe moni­torimin e pavarur me ndihmë ndërkombëtare. Maqedonia dhe Kosova, po ashtu të ndihmuara, do të duhej ta hetojnë bashkërisht rastin e Kumanovës.

Në shkurt të vitit 2015, partia kryesore opozitare kishte filluar me publikimin e fragmenteve të asaj që ajo thoshte se ishte një program i paligjshëm i përgjimeve që kishte rrjedhë nga persona të paidentifikuar. Vëzhgimi masiv, të paktën nga viti 2010 deri në vitin 2014, duket se kishte vënë në cak me mijëra persona, përshirë këtu gati të gjithë zyrtarët më të lartë të opozitës dhe ata qeveritarë, ambasadorë dhe figura të mediave. Pjesa e bërë publike e përgjimeve përqëndrohet në atë që duken të jenë bisedat e zyrtarëve më të lartë qeveritar të cilët po pregatisnin komplot për t’i manipular zgjedhjet, gjykatat, kontrolluar shtypin që vetëm në letër është i pavarur dhe ndëshkuar armiqtë. Shumë prej atyre që do të duhej të ishin përgjegjës për t’u marrë me paligjshmëritë e paraqituara, vetë janë të implikuar.

Në mesin e krizës, më 9 maj, policia u ballafaqua me një grup të armatosur shqiptarësh etnikë, përfshirë këtu ish-luftëtarë të ushtrisë çlirimtare nga Kosova. Kur luftimet pushuan ditën tjetër, një lagje shumë-etnike tashmë ishte shka­tërr­uar, tetë policë ishin vrarë dhe 37 sish ishin plagosur; dhjetë persona të arma­tosur kishin vdekur dhe rreth 30 sish ishin në mbajtje. Zyrtarët më të lartë të Maqe­donisë dhe Kosovës kishin njohuri që përpara për së paku disa prej aktiviteteve të grupit, por është brengosësë fakti se shumë gjëra mbeten të pa­qarta, përfshirë këtu planet e tyre në Maqedoni, aleatët e mundshëm në të dyja anët e kufirit dhe shumë hollësi të operacionit policor.

Incidenti nuk shkaktoi tensione etnike. Shqiptarët etnikë, të cilët përbëjnë çere­kun e popullsisë, përceptohen si qytetarë të dorës së dytë dhe ndihen të pabarabartë në shtetin e dominuar nga maqedonët etnikë. Ata kishin pritje më të mëdha nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit (MKO) e vitit 2001, e cila e kishte parandaluar luftën civile, dhe e cila ishte dashur t’u jepte atyre një rol më të madh në ndarjen e push­tetit në një shtet unitar. Tani për tani, mbështetja për ballafaqim të armatosur është shumë e vogël. Derisa paqja ndëretnike është dëshmuar relativisht e qëndrueshme, megjithatë, publikimi i mëtejmë në publik i përgjimeve ose ndonjë incident vdekje­prurës do të mund ta rriste rrezikun në mënyrë të papara­shi­kue­shme.

Për një kohë, Maqedonia dukej sikur po ndërtonte një shtet modern, transparent dhe se po e integronte komunitetin e saj etnik shqiptar, por progresi është ndalur, madje edhe ka bërë regres, së paku që nga vetoja greke e vitit 2008 si rezultat i kontestit tekanjoz rreth qështjes së emrit, në mes Maqedonisë e Greqisë. Kjo veto bllokoi perspektiveën e Maqedonisë për integrim në BE dhe anëtarësim në NATO, për afat të pacaktuar. Përgjimet, të cilat ilustrojnë se partia në pushtet e ka kon­so­liduar pushtetin dhe privilegjet e tyre përmes korrupsionit dhe kriminalitetit, ato po ashtu e kanë kompromituar në mënyrë dramatike partnerin qeverisës në koalicion që vjen nga etnia shqiptare. Kryeministri Nikola Gruevski, i cili ka mohuar çfarëdo veprimi të gabuar, si dhe lideri opozitar Zoran Zaev po luajnë një lojë bixhozi me rrezik të lartë në bisedimet e sponsoruara nga BE-ja, derisa disa dhjetëra mijëra aktivistë që mbajtën tubimet politike rivale në qendër të Shkupit në muajin maj mbeten të vendosur në kampe jashtë ndërtesës së qeverisë dhe asaj të parlamentit.

BE-ja, si hisedare e drejtpërdrejtë kundrejt kërcënimit të stabilitetit rajonal dhe përgjegjësisë për ta ndihmuar një vend të kthehet në rrugë të mbarë, e të cilit ajo ia ka dhënë statusin e vendit kandidat për anëtarësim, do të duhej t’i dyfishonte përpjekjet për t’i bindur udhëheqësit e Maqedonisë që ta rikthejnë besimin në qeveri përmes arritjes së një marrëveshje ndërmjet partive që do të zotohej për:

  • krijimin përmes procedurave parlamentare të një qeverie të përkohëshme me pjesëmarrje adekuate nga të gjitha partitë kryesore, detyra kryesore e së cilës do të ishte t’i vinte në zbatim reformat e nevojshme për zgjedhje kredibile deri në prill të vitit 2016 (dy vjet më herët para perfundimit të mandatit), sidomos të reformave që kanë të bëjnë me listat e votuesve, qasjen e barabartë në media dhe keqpërdorimin e pozitës për qëllime partiake;
  • miratimin e një ligji në parlament me të cilin do të krijoheshin dy komisione të pavarura (“A” dhe “B”), të dyja me autoritetin për të kërkuar dhe pranuar ndihmë aktive dhe expertizë nga BE-ja, SHBA-të dhe të tjerët. Mandati i komisionit “A” do të ishte që ta ndihmojë dhe monitorojë qeverinë kalimtare sa i përket për­ga­titjes së zgjedhjeve të parakohëshme kredibile; Mandati i komisionit “B” do të ishte të merrej me përgjimet, përfshirë këtu hetimin e krimeve dhe të korr­upsio­nit që ato po shpërfaqin;  
  • të pranuar se qeveria kalimtare do të mbetej në fuqi dhe zgjedhjet e para­ko­hëshme nuk do të mbahen deri sa komisioni “A” përcakton se reformat janë përmbushur, si dhe zbatimi i tyre ka ecur përpara mjaftueshëm; dhe
  • të punuar në përmirësimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit duke siguruar përfaqësim të barabartë për shqiptarët etnikë në të gjitha nivelet publike; shpërn­darje të barabartë të investimev; si dhe të respektohet barazia gjuhësore.

Marrëveshja ndërpartiake do të duhej që t’i bënte udhëheqësit e Maqedonisë që të zotoheshin më tej për:

  • të kërkuar një hetim të përbashkët Maqedoni –Kosovë sa i përket incidentit të Kumanovës, me ndihmën e ekspertëve nga agjencitë e BE-së dhe të SHBA-ve, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së sigurisë dhe parandalimin e sulmeve në të ardhmen; dhe
  • të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën, për shembull përmes mbajtjes së takimeve të rregullta e të përbashkëta të kabineteve, si dhe përmes bashkëpunimit në vëzhgimin e kufirit.

Shkup/Bruksel, 9 Korrik 2015


“Vendi po kalon një krizë politike të nxitur nga zbulimet shqetësuese të përgjimeve të cilat duket se tregojnë nivele dramatike të korrupsionit dhe të kriminalitetit qeveritar. Shpërthimi i dhunës në Kumanovën etnikisht të përzier ka turbulluar edhe më shumë rajonin, duke krijuar shqetësime pëe situatën e sigurisë dhe mundësitë për konflikt”.

– Naim Rashiti, Konsulent i Programit për Evropë dhe Azinë Qendrore dhe Drejtor i Projektit të Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG)

“Për ta rivënë Maqedoninë në binarë dhe për ta shmangur rrezikun nga dhuna, është e nevojshme të vendoset një qeveri e përkohëshme gjithpërfshirëse e cila do të hetonte zbulimet nga përgjimet dhe incidentin e Kumanovës, do të zbatonte reformat strukturore të nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve kredibile në vitin 2016, dhe që do t’i përmirësonte marrëdhëniet ndërmjet maqedonëve dhe shqiptarëve etnikë përmes zbatimit të gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit e cila e ndali luftën civile të vitit 2001”.

Marko Prelec, Konsulent i Programit për Evropë dhe Azinë Qendrore dhe Drejtor Ekzekutiv i Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG)

“Në mungesë të një marrëveshje politike, udhëheqësit do të vazhdojnë t’i rrisin pritjet dhe ambicjet e tyre, ndërsa shqetësimi qytetar do të rritet. Publikime të tjera të përgjimeve,  qeshtjet lidhur me Kumanovën, dhe rritja e ndasive etnike, secila prej tyre paraqet potencial për rritjen e mëtejmë të pakënaqësive, sidomos për një të katërtën e popullsisë, komunitetin etnik shqiptar”.

Jennifer Leonard, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës në Uashington

“Marrëveshja ndërmjet partive e ndërmjetësuar nga BE-ja, e cila ka një interes dhe përgjegjësi ndaj vendit që është kandidat anëtar për anëtarësim në BE, është  hapi i parë kritik drejt zgjidhjes së krizës politike, por shumë punë mbetet për t’u bërë. Brukseli duhet të vazhdojë të punojë ngushtë me Maqedoninë, duke mundësuar që progresi i refomrave,  si dhe kryerja e hetimeve kredibile dhe të mbështetura ndërkombëtarisht të  sherbejnë procesit të anëtarësimit”.

Jean-Marie Guéhenno, President& Kryeshef Ekzekutiv

More Information

Media Contacs

Nadja Leoni Nolting (Brussels)
@NadjaLeoni
+32 (0) 2 541 1635

Michael Zumot (Brussels)
@MichaelZumot
+32 (0) 2 290 57 62

Contact Crisis Group’s Communications Unit: media@crisisgroup.org

Quotes

Naim Rashiti 

“The country is in the throes of a political crisis triggered by incendiary wiretap revelations that appear to show dramatic levels of government corruption and criminality. An outburst of violence in ethnically mixed Kumanovo further unnerved the region, fuelling concern about the potential for conflict”.

Naim Rashiti, Europe and Central Asia Program Consultant and Project Director at the Balkans Policy Research Group

 Marco Prelec

“To put Macedonia back on track and avert risk of violence, an inclusive interim government needs to be put in place to investigate the wiretap revelations and the Kumanovo incident, implement the structural reforms necessary to hold credible elections in 2016, and improve relations between ethnic Macedonians and Albanians by deep and thorough implementation of the Ohrid Framework Agreement that ended the 2001 civil war”.

Marko Prelec, Europe and Central Asia Program Consultant and Executive Director at the Balkans Policy Research Group

 Jennifer Leonard

“Unless there is a political agreement, leaders will continue to raise the stakes and popular unrest will grow. More wiretap revelations, questions about Kumanovo, and growing ethnic divisions each present potential flashpoints for festering grievances, especially for the one-quarter ethnic Albanian community”.

Jennifer Leonard, Washington Office Deputy Director

 

“The inter-party agreement being mediated by the EU, which has a particular stake in and responsibility toward its candidate country, is a critical first step to defuse the political crisis, but much work remains. Brussels should continue to work closely with Macedonia, letting the country’s progress on reforms, and the conduct of credible, internationally supported investigations help inform a decision on accession”.

Jean-Marie Guéhenno, President & CEO